Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Aksident trafiku në Prishtinë, te rrethi i dytë në drejtim të Veternikut

12. Juli 2025

Bora Zemani shfaqet në bikini të kuqe nga pushimet, po duket kaq ‘hot’

12. Juli 2025

Olta fotografohet në ashensor, ‘harron’ të vesh të brendshme!

12. Juli 2025

“Kom pasë kancer” – GETI flet për periudhën e rëndë në jetën e tij

12. Juli 2025

Më 16 korrik, vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve

12. Juli 2025

Ku po “ik” Luiz Ejlli?

12. Juli 2025

Luizi feston ditëlindjen me gjithçka që ka ëndërruar

12. Juli 2025

Si ta ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrale?

12. Juli 2025

Pse disa njerëz nuk djersiten kurrë? – gjenetika ofron përgjigje të habitshme

12. Juli 2025

Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit, e kultivuan vetë

12. Juli 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Problemet që shkaktojnë te fëmijët ushqimet e shumëprocesuara
Këshilla

Problemet që shkaktojnë te fëmijët ushqimet e shumëprocesuara

21. Mai 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një studim që është bërë së fundmi sugjeron se ushqimet e shumëprocesuara, të cilat i hanë fëmijët, mund t’i vënë ata në rrezik më të madh nga problemet kardiometabolike si sulmi në zemër e diabeti, kur të arrihet mosha madhore.

“Studimi ynë vë në dukje rëndësinë që ka promovimi i ushqimit të shëndetshëm, në mënyrë që të parandalohen problemet kardio-metabolike te fëmijët” ka thënë autorja kryesore e studimit që u publikua në JAMA Network Open, Nancy Babio, nga Universiteti “Rovira i Virgjil” në Spanjë, raporton CNN.

Pediatri kardiolog, Stuart Berger nga Akademia Amerikane e Pediatërve ka thënë se nga ky studim, familjet dhe kopshtet e fëmijëve duhet të mësojnë se sa herët në jetën e fëmijëve fillojnë të ndikojnë ushqimet e shumëprocesuara, prej të cilave mund të kenë probleme serioze në moshën madhore.

Studimi ka analizuar të dhënat shëndetësore të më shumë se 1400 fëmijëve që nga mosha tre deri në gjashtë vjeç, të cilët u rekrutuan nga shkollat e shtatë qyteteve në Spanjë.

Kujdestarët e fëmijëve u takuan me studiuesit personalisht dhe plotësuan pyetësor rreth aktiviteteve që fëmijët bënin në shtëpi dhe jashtë saj, përfshirë edhe konsumimin e ushqimit, që nga viti 2019 deri në 2022.

Studiuesit pastaj i ndanë të dhënat e fëmijëve në grupe duke u bazuar në sasinë e ushqimeve të shumëprocesuara që kanë konsumuar. Fëmijët që konsumuan më shumë ushqime të shumëprocesuara patën peshë trupore më të lartë dhe tension më të lartë të gjakut.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Agrikulturës në SHBA, ushqimet e shumëprocesuara, janë ato produkte që nuk përdoren në kuzhinën e shtëpisë, si shtesa, ngjyra, agjent për mbajtje të gjatë të afatit të skadimit, kripëra artificiale, ëmbëltues artificial, të cilët e bëjnë këtë ushqim të duket më bukur dhe të qëndrojë gjatë. Këto përbërës gjenden në pije, patatina, supa të paketuara, akullore, biskota, e shumë ushqime të tjera që blihen të gatshme në markete.

Shumë studime kanë treguar efektet negative shëndetësore që vijnë nga ushqimet e shumëprocesuara tek të rriturit.

Berger ka thënë se tema specifike për ushqimet e shumëprocesuara dhe konsumi i tyre nga fëmijët është shumë më rëndësi sepse problemet shëndetësore fillojnë që nga barku i nënës. Ushqimet që nëna  konsumon përderisa është shtatzënë mund të krijojë preferencat e fëmijës për ato ushqime më vonë.

“Sa më herët të fillohet konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, aq më mirë sepse shumë e shumë studime kanë bërë të qarta pasojat që ka ushqimi i pa shëndetshëm apo i shumëprocesuar te shëndeti në përgjithësi, sidomos te fëmijët”, ka thënë doktori kardiovaskular, Andrew Freeman nga National Jewish Health in Denver.

Ai gjithashtu ka thënë se ushqimet e shumëprocesuara janë edhe shumë të qasshme dhe njerëzit ua blejnë fëmijëve sapo ti marrin nga kopshtet, duke mos i kushtuar vëmendje përmbajtjes shumë të pashëndetshme që mund të krijojë varësi.

“Nëse mund të ndërmerrni diçka dhe të krijoni një stil jetese të shëndetshëm sa më herët, keni shans të parandaloni sëmundje tejet të rrezikshme, si eliminimi i sindromave metabolike si diabeti, pesha e tepërt e shumë komplikime të tjera shëndetësore që janë të lidhura me këto”, ka thënë ai.

bonbonet Femijet ushqimet
Share. Facebook
Previous ArticleXhaka në ekipin ideal të vitit në Gjermani
Next Article Pritet shtrenjtimi i telefonave Android

Related Posts

Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

18. März 2025

Bëni këtë ndryshim të thjeshtë në larjen e flokëve për t’i bërë më të shëndetshëm

6. Februar 2025

Marramendja e shpeshtë: Shkaku i saj dhe si ta menaxhoni

6. Februar 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Aksident trafiku në Prishtinë, te rrethi i dytë në drejtim të Veternikut

Read More

Bora Zemani shfaqet në bikini të kuqe nga pushimet, po duket kaq ‘hot’

Read More

Olta fotografohet në ashensor, ‘harron’ të vesh të brendshme!

Read More

“Kom pasë kancer” – GETI flet për periudhën e rëndë në jetën e tij

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.