Këngëtari i njohur, dhe ish-banori i BBVA Joz Marku, ka sqaruar një pyetje të bërë nga ndjekësit e tij në Instastory lidhur me angazhimet e tij në dasma.
Ai ka konfirmuar se vazhdon të këndojë në dasma në Kosovë, duke njoftuar se javën e ardhshme ka një koncert në Kosovë.
Ky sqarim erdhi pas disa hamendësimeve që ishin ngritur pas një incidenti të përfolur me Gjestin, ku disa sugjeruan se mund të kishte humbur interesin nga organizatorët e dasmave.
Megjithatë, Jozi është ende i angazhuar dhe i kërkuar në mbrëmje dhe evente festive.








