Engjëllusha Salihu, kurorëzon sot dashurinë e saj në një ceremoni martesore që pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të verës.
Javën që lamë pas, Engjëllusha kishte kanagjegjin, i cili mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe media rozë, jo vetëm për atmosferën, por edhe për paraqitjen e saj të veçantë që u komentua gjerësisht për stilin dhe elegancën.
Një nga pikat më të veçanta të kësaj periudhe festive ka qenë padyshim bashkëpunimi artistik me nënën e saj, Shyhrete Behlulin, një moment emocional dhe simbolik që reflekton lidhjen e ngushtë mes tyre si nënë e bijë, por edhe si kolege në muzikë.







