Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, njihet për jetën e saj aktive dhe bashkëpunimet e shumta në botën e modës dhe jo vetëm.
Si rrallë herë, bukuroshja shqiptare ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se i ka inat njerëzit që e shndërrojnë në detyrim duke i thënë “Mos harro me etiketo në postim”, pa e pyetur se a është lodhur dhe sa e mundimtë ka qenë puna.
“Duhet ta dini një gjë. Unë nuk punoj për “tag”. Unë nuk jetoj për t’iu dhënë publicitet. Unë postoj kur ndihem mirë, kur ndjej repsekt, kur ka bashkëpunim real”, shkroi mes të tjerash Oriola.






