Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
“Një grua e martuar që mbahet mend vetëm për meshkujt që ka pasur”
Showbiz

“Një grua e martuar që mbahet mend vetëm për meshkujt që ka pasur”

23. September 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Biznesmeni dhe njëherit ish-futbollisti shqiptar Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë pas deklaratave që modelja Angela Martini bëri ku përmendi një marrëdhënie të shkurtër me të dhe aludoi për presion mediatik ndaj saj.

Në një reagim për “Live from Tirana”, Hysenbelliu e mohoi versionin e modeles, duke e konsideruar gjithë situatën si “për të qeshur, por edhe për të ardhur keq”.

“Një grua e martuar, me fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një ‘lidhje’ që unë as nuk e konsideroj të tillë. Ajo u largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes më” – u shpreh ai.

Ai gjithashtu mohoi kategorikisht që të ketë ushtruar ndikim mbi gazetarët apo mediat që zotëron, për të censuruar emrin e saj.

“Asnjë gazetari nuk i kam thënë të mos publikojë lajme për të. Përkundrazi, ka dalë dje në mediat tona, ndoshta nuk i ka pëlqyer mënyra si është trajtuar”, tha Hysenbelliu.

Sa i përket përdorimit të imazhit të saj në reklama, ai shpjegoi se ishte një vendim i stafit pas blerjes së një marke, duke sqaruar se reklamat ishin të vjetra dhe të përdorura më herët. Më tej ai thotë:

“Tani mora vesh që ka hapur gjyq. Ndoshta për më shumë para. Por ne e kemi fituar. Angela Martini duhet të kërkojë falje. Ajo mbahet mend vetëm për meshkujt që ka patur dhe për asgjë tjetër.”

Deklarata e plotë e Fatmir Hysenbelliut:

Mirëmëngjes, Ronaldo!

Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq — si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit, e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015, dhe që unë nuk e konsideroj lidhje. Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo.

Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet WOW — ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët!

Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese, dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë, dhe ajo reklamë nuk është përdorur më.

Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona — as unë, as familja ime — sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm tek ne — jo më afër se dje!

Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit — për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!

Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “XH” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk hapen, dhe po e investigojmë këtë gjë.

Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!

Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt.

Dhe besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një FALJE të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme — jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!

Angela Martini fatmir hysenbelliu
Share. Facebook
Previous ArticleNdahet nga jeta ikona e teatrit dhe filmit, Enver Petrovci
Next Article Fermentimet që i bëjnë mirë barkut: kos, turshi, kimchi & kefir

Related Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.