Spektakli i kësaj mbrëmjeje në Big Brother VIP Kosova solli një moment të papritur, ku Suanita vendosi të flasë hapur për një pjesë shumë personale të jetës së saj, transmeton Raporto24.
Banorja rrëfeu për herë të parë se ka qenë në një lidhje serioze fejese, e cila ka zgjatur katër vite, nga mosha 20 deri në 24 vjeç. Ajo e përshkroi këtë histori me tone nostalgjike, duke e quajtur si rasti i njohur i “njeriut të duhur në kohën e gabuar”.
Suanita theksoi se, pavarësisht ndarjes, raporti mes tyre ka mbetur tejet korrekt, ndërsa ish-partneri i saj sipas saj vazhdon të jetë beqar.
Ndërkohë, lidhur me identitetin e personit për të cilin ajo foli, burime për Prive By Liberta Spahiu kanë zbuluar se bëhet fjalë për Emri Lladrovcin, vëllain e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci dhe të heroit Fehmi Lladrovci.
Se marrëdhënia e tyre ka mbetur miqësore edhe pas përfundimit të fejesës, duket se e konfirmon edhe fakti që Suanita dhe Emriu vazhdojnë të ndiqen reciprokisht në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se respekti mes tyre ka mbijetuar edhe pas ndarjes.








