Thashethemet rreth martesës së Justin dhe Hailey Bieber nuk janë diçka e re. Me shpërthime publike, lapsuse në Instagram nga ana e Justin-it dhe daljet e fundit të Hailey-t pa unazë, zërat për vështirësi në çift vazhdojnë të qarkullojnë me intensitet.
Mes gjithë këtyre spekulimeve, Justin ka zgjedhur të reagojë sërish në Instagram, këtë herë për të shprehur dashurinë e tij.
“Përgjithmonë dhe gjithmonë,” shkruan ai në një postim ku ndan disa foto ku shfaqet i përqafuar me Hailey-n.
Kjo vjen vetëm pak javë pas një raporti ku thuhej se Hailey ndjehej e lodhur dhe e zhgënjyer nga sjellja e Justin-it, sidomos për shkak të pranisë së tij problematike online, përfshirë një video të vitit 2020 që është rikthyer në qarkullim, ku ai i drejton kamerën Hailey-t dhe thotë: “Po të mos ishe kaq seksi, do të të kisha lënë me kohë.”






