Një grua në Prishtinë ka denoncuar në Polici vjedhjen e çantës së saj të krahut, në të cilën ndodheshin stoli ari, pasaporta dhe dokumente të tjera personale.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 25 qershor 2025 në rrugën “Tringë Smajli”, ndërsa Policia e ka cilësuar rastin si “vjedhje e rëndë”.
“Sipas kallëzimit të viktimës, çanta i është vjedhur dhe brenda saj kishte stoli ari, pasaporta dhe dokumente personale. Rasti është në hetim”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.






