Ndërsa efektet anësore të barnave GLP-1 si Ozempic po dalin në pah, përdoruesit kanë filluar të flasin hapur për ndikimin që kanë ndjerë – nga ndryshimet në lëkurë deri te dëshira seksuale. Kur vjen puna te kjo e fundit, reagimet janë të ndryshme.
Në forumin r/Ozempic në Reddit, disa përdorues kanë pohuar se libidoja e tyre ka ndryshuar ndjeshëm që prej fillimit të përdorimit të Ozempic – një ilaç i krijuar për diabetin e tipit 2, por që përdoret gjerësisht edhe për rënie në peshë.
Disa thonë se e kanë humbur krejt dëshirën për seks:
“Është si të jetë zhdukur fare,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka ikur. Më mungon!”
Ndërkohë, të tjerë kanë përjetuar rritje të libidos – madje disa thonë se kanë kaluar vite pa ndjerë fare dëshirë para se të përdornin Ozempic.
Megjithëse mungojnë studime të thelluara mbi efektin e GLP-1 në dëshirën seksuale, përvojat e përdoruesve sugjerojnë ndikim të mundshëm.
Një faktor është humbja e shpejtë në peshë, e cila mund të shkaktojë çekuilibër hormonal. Po ashtu, ulja e oreksit dhe marrja më e ulët e kalorive mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe dëshirën seksuale.







