Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
E drejta për abort, çështje kyçe në garën presidentiale në SHBA
Botë

E drejta për abort, çështje kyçe në garën presidentiale në SHBA

8. April 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i hapi rrugën ashpërsimit të kufizimeve të së drejtës për abort. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, e drejta për abortin është një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në nëntor votuesit mund të zgjedhin nëse duan të zhbëjnë këto kufizime ose jo.

Këtë javë Gjykata e Lartë e Floridës mundësoi që në maj të futet në fuqi ndalimi i abortit pas javës së gjashtë të shtatzanisë.

Vendimi e bën edhe më të rëndësishme çështjen e abortit në votimet në nëntor në Florida, kur votuesit mund të zgjedhin nëse duan të përfshijnë në kushtetën amerikane të drejta më të gjera të abortit.

Kjo politizon edhe më shumë çështjen e së drejtës për abort në Florida dhe garën presidenciale të këtij viti.

Mbrojtja federale për abortin u përmbys pas gati 50 vitesh në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, tre nga gjyqtarët e së cilës janë emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në fushatën për zgjedhjet e këtij viti, kandidati republikan për president është krenuar me rrëzimin e vendimit “Roe kundër Wade”.

“E realizova. Të gjithë kandidatët e tjerë janë qesharakë. Mendoj se jam shumë pro-jetës. Një gua u ngrit dhe tha: Ky njeri i dha fund Roe kundër Wade. Si mund të jeni kundër tij? E them edhe vetë në fakt. Jam krenar që jam presidenti më pro-jetës në historinë amerikane”, pati deklaruar zoti Trump në një tubim më 25 qershor 2023.

Por që nga vendimi i gjykatës së lartë dy vjet më parë, aborti ishte një çështje e humbur politike për republikanët në votimet në Ohajo dhe Kansas.

Të drejtat riprodhuese janë pjesë qëndrore e fushatës së rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden.

“Trump e thotë me krenari se pas 50 vitesh arriti të eliminojë Roe kundër Wade. Kjo është deklarata e tij. E keni parë në media. Kur Donald Trumpi flet për përmbysjen e Roe kundër Wade, ai në fakt thotë se gratë duhen ndëshkuar kur ushtrojnë lirinë e tyre riprodhuese. Trumpi dhe mbështetësit e MAGA-s janë përgjegjës për kaosin që pasoi dhe tani po bëjnë thirrje për ndalimin mbarëkombëtare të së drejtës, në çdo shtet, përtej asaj që parasheh ligji tani”, tha zoti Biden.

Në këtë fushatë, ish Presidenti Trump nuk ka deklaruar nëse e mbështet ndalimin kombëtar të abortit. Ai u pyet këtë javë për vendimin e Floridës.

Gazetari: Zoti President, a e mbështetni ndalimin pas gjashtë javësh të abortit që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë e Floridës?

Trump: Javën e ardhshme do të dalim me një deklaratë për abortin.

Tek çështja e së drejtës riprodhuese në këto zgjedhje presidenciale do të ketë ndikim poashtu, një vendim i ardhshëm i Gjykatës së Lartë, që do të përcaktojë vendosjen e kufizimeve shtesë në qasjen tek ilaçi më i përdorur për abort./VOA

shba
Share. Facebook
Previous ArticleKim dhe Khloe shfaqin linjat seksi në bikini
Next Article Shkencëtarët zbulojnë një zakon të thjeshtë që mund të përmirësojë ndjeshëm gjumin

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.