Një video që po qarkullon në rrjet, e që po kritikon paraqitjen e Egli Takos duke kënduar këngë patriotike në Kosovë, ka nxitur reagimin e këngëtares Albina Kelmendi.
“M’falni mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh e keqe!”, ka shkruar Kelmendi.
Në videon e shpërndarë nga Kelmendi, shihet Egli Tako duke interpretuar këngën patriotike “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës gjatë përformancës në një klub nate. Veshja e saj është kritikuar tejmase.
“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza na fal. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e këndu në brekë”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.







