Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, janë parë shumë të afërt dhe të dashuruar gjatë një daljeje në festivalin ‘BST Hyde Park’ të premten në mbrëmje.
Këngëtarja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, dukej më e lumtur se kurrë, ndërsa shfaqej me një buzëqeshje të madhe përkrah Callumit, 35 vjeç, në zonën VIP të festivalit, ku pritej të performonte legjenda e muzikës, Neil Young, shkruan DailyMail.
Çifti u fotografua në momente të dashura, duke ecur dorë për dore nëpër festival, përpara se të përqafoheshin ngrohtësisht. Në një moment, Callum e shtrëngoi fort Duan mes të qeshurash, përpara se të shkëmbenin një puthje pasionante.

Dua kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë, por shumë “në modë” për festivalin – veshur me një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë ngjyrë kaki, ndërsa mbi supe mbante një çantë të markës “Chanel”. Callum ishte i veshur i tëri me të bardha, me një bluzë polo dhe pantallona chino, të kombinuara me çizme ngjyrë kafe







