Diola Dosti ka ndarë me ndjekësit disa pamje të reja që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet përkrah partnerit të saj.
Çifti duket se po shijon pushimet në një jaht luksoz buzë bregdetit, në një atmosferë relaksi dhe dashurie.
Në fotografitë e publikuara, Diola shihet e ulur në karrigen e timonit të jahtit, e veshur me një rrobabanjo me motive lulesh, ndërsa Belegu qëndron pas saj, i buzëqeshur dhe i veshur me syze dielli.

Të dy duken të lumtur dhe të afërt, ndërsa peizazhi i bukur detar dhe atmosfera verore i japin fotografive një ndjesi të qetë dhe intime.
Pamjet kanë nxitur menjëherë reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë përgëzuar çiftin për lidhjen e tyre dhe për harmoninë që reflektojnë së bashku.






