Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?
Lifestyle

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?

8. März 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ramazani është një periudhë e shenjtë për myslimanët, ku agjërimi është një nga shtyllat kryesore të fesë. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë duke i dhënë trupit mundësinë për rigjenerim dhe pastrim shpirtëror. Megjithatë, për të ruajtur energjinë dhe shëndetin gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme të bëhet një zgjedhje e kujdesshme e ushqimeve që konsumohen.

Pedagogia dhe ekspertja e komunikimit, Entela Hidri, ka shpjeguar se agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një mundësi për trupin të “pushojë” dhe të rigjenerohet. Ajo theksoi se trupi i njeriut funksionon si një makineri dhe ka nevojë për një periudhë pushimi për të luftuar inflamacione dhe për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë muajve të tjerë.

“Trupi i njeriut funksionon si një makineri gjatë gjithë kohës dhe ka nevojë që të “fiket”. Ne mendojmë se kur flemë bëjmë pushim, por proceset në trup dhe mendje prishin ritmin e tyre të rigjenerimit në varësi të asaj që kemi konsumuar para se të flemë. Ramazani funksionon si një sistem rigjenerues për trupin, duke luftuar të gjitha ato inflamacione që trupi krijon gjatë punës së tij”,- tha ajo për RTSH.

Po çfarë duhet të konsumohet gjatë muajit të Ramazanit? Hidri shpjegoi se shumë shqiptarë shpesh kanë tavolina të mbushura me një shumëllojshmëri ushqimesh gjatë Ramazanit, por qëllimi i agjërimit nuk është konsumimi i tepërt, por mundësia që trupi të pushojë dhe truri të punojë më efikas. Ajo theksoi se është e rëndësishme që të alternohen ushqime të shëndetshme si supa me perime, fibrat, dhe mishi i pulës ose peshku, duke shmangur mishin e kuq çdo ditë.

“Në Shqipëri ne kemi tavolina të mbushura me shumëllojshmëri ushqimesh me idenë se po agjërojmë, por sensi i agjërimit nuk është ky, por që trupi të pushojë dhe truri të punojë më mirë dhe më shumë. Duhet të kemi të alternuara supë me perime, fibrat, mishi i kuq nuk duhet të jetë çdo ditë, duhet të alternohet me peshkun, mishi i pulës etj. Hurmat e Arabisë janë në shumë varietete dhe kanë fruktozën që i duhet trupit për energji dhe nuk kërkon shumë kohë që të treten. Ato të japin shumë energji që të mbajnë gjatë dhe të frenon etjen. Çdo ushqim që të shkakton në trup dëm, duhet evituar. Myslimanë e kanë kategorikisht të ndaluar të konsumojnë mishin e derrit, pasi studimet kanë treguar se shkaktojnë sëmundje të ndryshme në trup. Alkooli nuk lejohet të konsumohet. Ramazani është një udhëtim brenda vetes”, tha ajo.

Për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, Hidri paralajmëroi se duhet të konsultohen me një mjek përpara se të fillojnë agjërimin, pasi kjo mund të kërkojë monitorim të vazhdueshëm. Në fund Hidri u shpreh se agjërimi është një udhëtim brenda vetes dhe një mundësi për të reflektuar dhe për t’u afruar më shumë me Zotin.

 

Ramazani
Share. Facebook
Previous ArticleRast i rëndë: Llapjani i hyn dajak nënës pasi nuk i dha para, 57-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë
Next Article „Ti nuk je femër për mua”, Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti

Related Posts

Ja çfarë pëlqejnë djemtë të veshë e dashura tyre në shtrat

9. Februar 2026

I propozoi martesë partnerit në publik – rri’het keq referi gjerman

9. Februar 2026

Pse gënjejnë fëmijët? Zbuloni arsyet

5. Januar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.