Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim
Rajon

BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim

12. April 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025.

Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por tashmë numri i turistëve po rritet me shpejtësi, ndikuar kjo edhe nga lehtësirat e udhëtimit, si fluturimet e shumta.

Në vitin 2024, Shqipëria mirëpriti një rekord prej 11.7 milionë vizitorësh, një rritje e nxitur nga interesi për arratisjet drejt vendeve më pak të njohura të Mesdheut, vijon BBC.

“Shqipëria po fiton shpejt njohjen për përzierjen e saj të historisë, bregdetin e paprishur dhe skenën në zhvillim të ushqimit dhe verës“, thotë blogerja e udhëtimeve, Kimberly Denison. “Qyteti i Gjirokastrës i regjistruar në listën e UNESCO-s, plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare dhe vreshtat e Beratit krijojnë një arratisje mesdhetare që po merr vrull me shpejtësi”, shton Denison.

Ndërsa plazhet si Ksamili po rriten në popullaritet, udhëtarët që shkojnë pak përtej turmave shpërblehen me ujëra të pastër bruz që rivalizojnë ishujt grekë, vë në dukje BBC.

Në brendësi, peizazhet dramatike të Maleve të Nemuna tërheqin alpinistët dhe aventurierët në veri të vendit.

Artikulli thekson se ka shumë hapësira akomoduese, përfshirë edhe hotelet apo vilat luksoze, ndërsa thotë se periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është vera, me një mot ideal për plazhe, ecje dhe eksplorim.

Vendet e tjera që propozon BBC në këtë artikull janë Pulia në Itali, Bregu Alentejo në Portugali, Andermatt-Sedrun-Disentis në Zvicër, Riviera Franceze, Sllovenia, Peloponezi në Greqi, Parisi në Francë dhe bregdeti perëndimor i Suedisë

Shqipëri
Share. Facebook
Previous ArticleFerma VIP/ Kush u zgjodh fermeri i preferuar, ja avantazhi në lojë
Next Article Shkak tradhtia? Diana rrëfehet pas ndarjes nga Arioni

Related Posts

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur

16. Juli 2025

Zjarr i madh në Fier, pritet ndërhyrja e helikopterit

14. Juli 2025

Rast i rrallë në Shqipëri: 28 vjeçari inskenon rrëmbimin, tentoi ta mashtronte babain për para

13. Juli 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.