Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Bardhi flet me karta të hapura: Doja të lija muzikën, nuk shihja zgjidhje
Showbiz

Bardhi flet me karta të hapura: Doja të lija muzikën, nuk shihja zgjidhje

24. Februar 20256 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

I ftuar në  “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ishte Bardhi, që tregoi të pathëna që nga jeta e tij e re si baba, tek karriera dhe vështirësitë që ka hasur…

Meritoni: Si është ndjesia e të qenurit baba?

Bardhi: Kam menduar që do të jem shumë më i papërgatitur, dy javët e para kanë qenë pak më të vështira, duke u adaptuar me një fëmijë në shtëpi. 27 vjet pa fëmijë, e tani me një fëmijë që ka kërkesat e veta. Por e kemi kaluar shumë mirë, ato dy javët e para kemi mësuar se çfarë të bëjmë. Kisha pak problem për shembull kur ajo flinte si engjëll, unë i vendosja gishtin tek hunda për të parë a po merr frymë (qesh). Deri sa u mësuam. Unë kam qenë dhe në sallë kur ka lindur. Kam menduar se isha më frikacak, por jo. Tani kur dal që shkoj në studio, mezi pres që të kthehem në shtëpi.

Meritoni: A është dashur që të ndryshosh stilin e jetesës pas lindjes në Neas?

Bardhi: Në disa gjëra po. Nëse dikur dilja, tani nuk dal, më mirë rri me vajzën time se kënaqem. Por në studio vazhdoj shkoj njësoj. Çdo ditë rri 3 deri në 6 orë në studio. Është orar pune, edhe nëse ato 6 orë shkruaj vetëm 2 stofa, por e di që kam punuar.

Meritoni: Çfarë domethënie ka emri i vajzës, Nea?

 

Bardhi: Ideja fillimisht ishte e Sarës. Ne kishim një listë emrash që kishim qejf. Në greqisht do të thotë “e re”, në arabisht do të thotë “dhuratë e frytshme e Zotit”, kështu që e kemi lidhur.

Meritoni: Ke pasur më shumë qejf të kishe vajzë apo djalë?

Bardhi: Më herët kam pasur qejf që fëmijën e parë ta kisha djalë. Por kur ma dha Sara testin e shtatzënisë, mendova ishalla është vajzë. Nuk e di pse.

Meritoni: Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother VIP”.

Bardhi: Për mua ka qenë shumë mirë. Ka qenë një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më herët dhe nuk besoj se do e përjetoj sërish. Nuk besoj se do hyja sërish, nuk e gjeta shumë veten. Për secilin duhet të jetë një kohë ideale psikologjikisht për të hyrë aty, duhet të jesh shumë i përgatitur, unë isha amator se nuk kisha parë “Big Brother” më parë. Aty kishin ardhur njerëz që kishin studiuar. Profesionalisht, kam anuluar 13-14 koncerte para se të hyja aty. Ndoshta kanë bërë më shumë para se çmimi që mund të fitoja, por kam pasur qejf ta provoja si eksperiencë. Jam mirënjohës që kam hyrë, jam falënderues njerëzve që më kanë thënë të hyj, sepse gjeta njeriun e jetës, bëra fëmijë, krijova familje, më ndryshoi komplet jeta. Në fillim nuk ishte vendim i imi, ka pasur qejf tjetërkush që të hyja unë aty. I kam dëgjuar njerëzit që më thonin që ‘hyr se duhet, të shërbën, është reklamë’. Por thellë brenda vetes vetëm kam pasur qejf të tregoja se kush jam unë dhe kaq. Nuk kam hyrë me ndonjë plan, vetëm doja të testoja veten si jam në izolim, të më shihte dhe publiku se çfarë njeriu jam. Momente të vështira kam pasur shumë, javën e parë kam dashur të dal çdo ditë, nuk mund ta gjeja veten.

Meritoni: Si është tani raporti yt me muzikën?

Bardhi: Sot po punoj shumë për projekte të reja. Kam bërë 10 këngë, i kam gati.

Meritoni: Si është marrëdhënia jote me Jetmir Agaj (ish-menaxheri)?

Bardhi: Nuk kemi asnjë marrëdhënie, i kemi shkëputur raportet në atë kohë dhe i kemi lënë aty ku kanë mbetur. Nuk jemi ndarë me thika, i kemi shkëputur me fjalë. Ishte një marrëveshje në mes në atë kohë që ne ramë dakord me njëri-tjetrin, i ndamë rrugët, por besoj se na ka rënë për mirë të gjithëve.

Meritoni: Kënga “Çikës tem”, një dedikim, ka marrë dhe disa komente që thonin se po viktimizohesh…

Bardhi: Ne kemi një publik, që kur nuk i pëlqen dikush, e shan gjithmonë çfarëdo që bën ai. Por është një përqindje shumë e vogël dhe jeta vazhdon edhe pas atyre. Unë nuk jam viktimizuar në asnjë pikë në atë këngë. Në momentin që e kam bërë këngën, kam qenë 101% real. Në atë kohë jam ndierë ashtu, tjetër gjë është që unë e kam nxjerrë këngën në shtator, pasi kisha punuar gjithë verën. Nuk ka qenë viktimizim, kam hapur zemrën me publikun, diçka që nuk e bën as 10% e estradës. Edhe i kam pritur komentet, sepse kur ia kam treguar këngën Sarës dhe familjen më thanë që mos e nxirr, sepse po tregon një pikë të dobët. Por doja ta nxirrja, ta ndaj me publikun, edhe vajza ime të ketë një motivim që mundesh të biesh në jetë, mund të ngrihesh, por ska gjë.

Meritoni: Ke dashur ndonjëherë ta lësh fare muzikën?

Bardhi: Po. Isha brenda një oferte biznesi në Tiranë, doja të hapja një biznes të ri, me rroba. Në muzikë nuk kisha të drejtë as të nxirrja këngë në YouTube, as të shkoja në koncert. Po mendoja a ta lë muzikën dhe të merrem me këtë gjë, sepse muzika nuk po më sillte asnjë përfitim, po shkonte gjithnjë e më keq, nuk shikoja zgjidhje. E mendova disa ditë ta lë muzikën, por nuk mund të vendosja. Sa shkoja në studio, thashë nuk mund ta lë. Biznesin nuk e fillova fare, thashë po vazhdoja me muzikë.

Meritoni: Cilin prej bashkëpunimeve me artistët që ke bërë, do që të rikthesh edhe njëherë?

Bardhi: Bashkëpunimin me Elvanën. Kam qenë në një moment shumë kritik në atë kohë dhe ajo pranoi të bënte duet me mua, ndërkohë që nuk pranuan shumë artistë të tjerë.

Meritoni: Cilët janë sipas teje tre reperët më të mirë?

Bardhi: Unikkatil, Azet dhe Noizy. Me Unikkatil jam rritur, akoma i dëgjoj këngët e tij, akoma i dëgjoj tekstet e tij, nëse estrada do ishte fansa të dikujt, jemi fansa të tij. Mendoj që është i paarritshëm. Azetin, jo sepse e kam shok, jo sepse më ka suportuar gjithë karrierën time, por mënyra se si e ka kthyer një shqiptar tregun gjerman përmbys, ka qenë ai. Noizy, që prej 2008-2009 që e kam dëgjuar për herë të parë, ka sjellë diçka ndryshe. Më ka pëlqyer konsistenca e Noizy-t.

Meriton Mjekiqi
Share. Facebook
Previous Article“Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj
Next Article Nga 1 marsi patentë shoferët e Kosovës, të barabartë me ata të Austrisë

Related Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.