Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: Infoline Marketing
Sot me 04.01.85 ne oren 10:43 lindi gaborrja e pare n’sheher”. Këto janë fjalët e prezantuesës së famshme dhe të dashur, Liberta Spahiu. Me rastin e ditëlindjes së saj, ajo ka bashkangjitur një foto të saj nga fëmijëria. E bukur dhe simpatike si një fëmijë, Liberta vazhdon të jetë dhe sot
Santiana Maloku mori si surprizë mbrëmë një takim me të dashurin e saj prej 4 vitesh. Çifti aq i komentuar në publik dhuroi momente emocionuese edhe pse partneri i Santianës vendosi të ruante privatësinë e tij duke mos u shfaqur imazhin e tij. Në ‘dhomën e sekreteve’ publiku pati mundësinë të shikonte hijet e dy personazheve teksa dukeshin që ndanin puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Por mesazhi që ai i dha Santianës ishte i qartë, ai nënkupton dëshirën e tij për distancën ndaj partneres së tij dhe Bucit kur shprehet: “Mos i jep kohë njerëzve të pa vlerë, vazhdo lojën…
Dosja e prokurorisë se posacme, SPAK, ndaj Ilir Beqaj nxjerr në skenë edhe emrin e aktorit të humorit Ermal Mamaqi. Sipas Ora News, Emri i Mamaqit del si ortaku i një restoranti në Tiranë të quajtur “Me Nam” i cili pret fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulaj me qëllim pastrimin e parave. Shtetasi Ermal Kurtulaj komunikonte me administratoren Dhurata Thanasi, takim ky që ka qenë në mbikëqyrje të BKH-së. Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati…
Pasagjerët në një avion të linjës ajrore “Alaska Airlines” përjetuan momente terrori kur një dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit. Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente. Pamjet tronditëse nga brenda avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik. Në një deklaratë për shtyp, shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben Minicucci tha se avioni do të kthehet në funksion vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të…
Enca ka reaguar ndaj deklaratës së Dojna Memës, e cila e ftuar në “Oxygen” nga Besim Dina, mes të tjerash foli për jetën e pavërtetë të krijuar në rrjetet sociale. “Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtetë”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni”, tha Dojna. Më tej, vijoi:“Mendoj që kjo tendenca ka bërë që të jemi ku jemi sot dhe të krijojmë këtë jetën perfekte dhe luksoze, pa pyetur një herë veten nëse janë të lumtur këta njerëz, sepse…
Mbreme Prime ka filluar pa opinionisten, Anita Haradinaj. Moderatorja e këtij formati, Jonida Vokshi ka thënë se Anita nuk do të jetë pjesë e Prime për arsye personale. Atë e zevendesoi ish banorja e BBVK dhe aktorja, Arta Selimi. Nuk dihet nëse Anita do të mungojë vetëm në këtë PRIME apo largimi i saj do të jetë i përhershëm.
Këngëtarja e njohur kosovare, Alma Bektashi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se e ka humbur të ëmën. Alma, në “Facebook”, ka dhënë lajmin e dhimbshëm, shoqëruar me një foto të nënës së saj tashmë të ndjerë. Kuptojmë se e ëma e këngëtares kishte vuajtur prej dhjetë vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i morri jetën. ‘Ah nanushja jeme e mira, ti ma kpute shpirtin e ma coptove zemrën’, ka shkruar Këngëtarja.
Megjithëse ekipi i Britney Spears thuhet se tashmë ka filluar të kërkojë kantautorë dhe muzikantë për albumin e saj të 10-të, ylli këmbëngul se nuk ka në plan të dalë sërish në skenë. Këngëtarja e estradës ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram dhe ka bërë të qartë se asnjë nga këto thashetheme nuk është e vërtetë. “Për të qenë të qartë, shumica e lajmeve janë mbeturina. Ata vazhdojnë të thonë se po u drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri. Nuk do të kthehem kurrë në biznesin e muzikës”, ka shkruar ajo në postimin e saj. Më…
Aktori amerikan Christian Oliver ka humbur jetën tragjikisht pasi avioni u rrëzua në ujërat e një ishulli në Karaibe. Sipas mediave të huaja bashkë me të ndodheshin e dy vajzat e mitura , të cilat fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Chiristian Klepscher me origjinë gjermane 51-vjeç njihej me emrin e artit Christian Oliver. Gjithashtu viktimë e këtij aksidenti ajror mbeti edhe piloti i avionit Robert Sachs. Gjatë karrierës së tij, Oliver u mori pjesë në filma si “Speed Racer” dhe “Valkyrie”, dhe së fundmi pati një rol në shtesën e fundit të ekskluzivitetit “Indiana Jones”.
Alby ka thënë se është e lumtur që sot u eleminua nga publiku për të lënë rrugën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2. Ajo ka thënë se për të ky rrugëtim ka qenë një eksperiencë e mirë. “Më pëlqen qetësia shumë, kjo për mua ka qenë një eksperiencë thjeshtë fantastike. Unë kam dashtë të qëndrojë brenda derisa publiku të më qetë jashtë”. “Edhe pse nuk kam hyrë në shumë debate, thjeshtë nuk kam qejf si njeri të hyjë shumë në debate të tjerë si në shtëpinë e Vëllait të Madh, por edhe jashtë në jetën personale…