Aktorja e famshme, Charlize Theron, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj ndaj dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Ajo e ka cilësuar ngjarjen e shumë komentuar si një “mjerësi totale”.
Komentet e saj u bënë gjatë eventit të përvitshëm bamirës “Block Party”, organizuar nga fondacioni “Charlize Theron Africa Outreach Project”, në Los Angeles.
“Mendoj se jemi të vetmit që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos, por kjo është në rregull, sepse ata janë të këqij dhe ne jemi në rregull”, tha me ironi aktorja, duke folur nga skena.
“Hollywood Reporter” shkruan se Theron shtoi më tej: “Faleminderit që jeni këtu, veçanërisht në një kohë kur bota duket se është në flakë, sepse me të vërtetë është”.







