Aktorja e famshme Priyanka Chopra shkëlqeu në tapetin e kuq në New York, ku u zhvillua premiera gala e komedisë aksion ‘Heads Of State’.
Aktorja u shfaq me një fustan argjendi pa reçipeta, i cili nxirrte në pah figurën e saj të përsosur dhe format e saj.

Fustani elegant, por provokues, binte deri në dysheme, me takat e zeza që dukeshin poshtë. Priyanka e kompletoi pamjen me një grim të përsosur, buzëkuq të errët dhe flokë të drejtë e të hekurosur që i lëshoi poshtë shpinës.







