Motrat e njohura të muzikës shqiptare, Era dhe Nora Istrefi, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Në një postim të fundit në Instagram, dyshja është shfaqur së bashku, duke dëshmuar edhe një herë stilin e tyre unik dhe lidhjen e ngushtë familjare që i karakterizon. Të kuruara deri në detaj dhe me paraqitje elegante, Era dhe Nora kanë marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit.
Paraqitjet e tyre vazhdojnë të jenë ndër më të komentuarat në media, duke e kthyer çdo dalje publike apo postim në një lajm të menjëhershëm.








