Diskutimet për Prime-n e mbrëmshëm mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 nuk kanë munguar sot aspak.
Kësaj radhe Ibro dhe Benita kanë diskutuar për pjesën ku është përmendur kjo e fundit.
Banorja ka pohuar se ishte gabim veprimi i saj ndaj Elionës që u bë ditëve të kaluar.
“Ishte gabim, ka rëndësi për mua që publiku ta kuptojë se nuk kisha qëllim të keq dhe se kam bërë gabim”, ka thënë Benita.
Ibro ia ktheu: “Është e rëndësishme të dëgjohet edhe pjesa jote edhe version yt”.






