Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
“Porsche, pushime 1 milionë euro, jaht, helikopter privat, e diamante” – Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas lidhjes me bosin e ko’kainës
Showbiz

“Porsche, pushime 1 milionë euro, jaht, helikopter privat, e diamante” – Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas lidhjes me bosin e ko’kainës

28. Juli 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Pas luksit të bukurosheve të showbizit po dalin në pah gjithnjë trafikantë droge. Dy vite më parë, SPAK nisi një hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata si person i lidhur me Ervin Matën, kreu i një prej grupeve më të fuqishme kriminale, që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte Erzen Braçanit se do t’i dërgonte gjysëm milioni euro nga llogaria e Elvanës.

Këngëtarja nuk e ka fshehur luksin pas lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata. Ajo ka lënë kudo prova për SPAK-un. Përpos të tjerave, Prapaskena ka zbuluar se Elvana Gjata posedonte edhe një makinë ‘Porsche’, të blerë pas lidhjes me Ervin Matën.

Bëhet fjalë për një Porsche Macan s 95b, me njyrë të zezë. Makina kushton mbi 100 mijë euro. Por, kjo makinë duket tejet modeste në raport me jetën e luksit të këngëtares pas lidhjes me bosin e kokainës.

Elvana Gjata posedon një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e dyshuar si dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka në emrin e saj. Shtëpinë e ka kaluar në emër të një të afërmi.

Prapaskena mëson se në verën e vitit 2017 pushimet e Elvana Gjatës për 1 javë në Mykonos kanë kushtur 1 milionë euro, para me burim të dyshuar trafikun e kokainës.

Elvana u shfaq në një drekë me Emina Çunmulaj në Nammos të Mykonos, destinacioni që njihet për festat e të pasurve, ku porosia e një tavoline VIP kap shifrën 10 mijë euro.

Mësohet se dy vajzat janë argëtuar pa limit në party-n e drekës, ku nuk kanë hezituar të lagen me shampanjë pasi në atë vend është traditë gara e pushuesve se kush hap më shumë shampanjë.

Më pas Elvana postoi foto nga një avion çarter.

Këngëtarja, për 30-vjetor, festoi në mënyrë përrallore, por ishte koha kur e mbante “top sekret” fytyrën e Ervin Matës. Ky i fundit besohet se ka shpenzuar disa milionë euro për ditëlindjen e saj.

Ndërkaq, në verën e vitit 2018, Elvana Gjata shpërndau disa video në rrjetin social “Instagram”, në Story, ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës.

Elvana dhe i dashuri i saj Ervin Mata janë parë bashkë në shoqërinë e Almeda Abazit dhe ish bashkëshortit turk Tolgahan, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, si dhe nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit.

Aventura e pasanikëve me para droge ka nisur nga udhëtimi në tokë me “Ferrari”, e deri në fluturimet spektakolare në ajër me helikopter privat.

Pushimet e tyre kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.

Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel.

Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”. Këngëtarja është shfaqur edhe duke shijuar një xhiro, jo në ajër, por me “Lambon” superluksoze.

Pak ditë më pas ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

Pas mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, Elvana Gjata u njoh me Ervin Matën, besohet që nga viti 2016.

Në vitin 2017, Elvana Gjata hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt ishte vërtet si në përralla.

Elvana Gjata hoqi dorë edhe nga biznesi i saj i fustaneve të eventeve, duke i shitur dyqanin Altar për 1.2 milionë euro shoqes së saj Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 4 emra, trafikant droge në Belgjikë, të cilit prokuroria e ka sekestruar një pasuri me vlerë miliona euro.

Elvana nisi karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që sa i takon rikthimit në muzikë, për 31-vjetor Elva organizoi një koncert recital në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.

Në atë koncert u përfol se Elvana Gjata do do të prezantonte miqtë me njeriun e zemrës, Ervin Matën, pasi dëshmi e lidhjes së saj serioze ishin vjehrra dhe vjehrri i ardhshëm (Luan Mata që pastron në ndërtim paratë e kokainës) të cilët ishin spektatorët e privilegjuar të artistes, për të ndjekur nga afër perfomancën e nuses së djalit trafikant./insajderi

Elvana Gjata
Share. Facebook
Previous ArticleLionel Messit i ndodh “momenti i sikletshëm” në koncertin e Coldplay në Miami, pas skandalit të CEO-s
Next Article Nora ‘shpërthen’ në fustan të shkurt, më seksi se kurrë

Related Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.