Estrada është vendi adekuat ku ndodhin miqësitë më të madha dhe përqarkjet më të thella njëkohësisht. Është ajo hapësira në të cilën njerëzit që i përkasin edhe janë dashuruar, e ka prej atyre rasteve që edhe janë armiqësuar përjetësisht.
Po e nisim me një prishje që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme publike, ajo mes Shyhrete Behlulit dhe Shkurte Fejzës.
Ato janë konsideruar dikur si “bilbilat e Mushtishtit”, me një bashkëpunim artistik të ngushtë për dekada. Por marrëdhëniet u prishën rreth vitit 2014, siç u raportua gjatë 40-vjetorit të karrierës së Shkurtes. Shyhretja theksoi se edhe pse ishte e pranishme, emri i saj nuk u përmend publikisht, dhe kjo theksoi distancimin mes tyre. Nga viti 2020 e deri më sot, ato nuk kanë asnjë kontakt publik apo personal. Me kalimin e kohës, miqësia mes tyre nuk përmirësohet, edhe në evente publike janë parë në të njëjtin ambient pa asnjë kontakt të dukshëm.
Me konflikte poashtu Shyhrete Behluli prishi raportet edhe me motrat Mustafa. Filli i prishjes mes tyre, sipas asaj që u raportua nëpër media, është kur këto të fundit ia prezantuan Shyhretes si shoqe idenë për një këngë kushtuar nënës. Sipas motrave Mustava, kënga që pak më vonë Shyhretja e publikoi me të njwjtën temë ishte ideja e tyre dhe se këngëtarja ua kishte vjedhur këtë projekt artistik.
Viti 2019 në skenë bashkoi dy këngëtare, Dafina Zeqirin dhe Taynan. Ato sollën për publikun “Bye-Bye”, këngë që morri vëmendje publike dhe u pëlqye nga masa. Bashkëpunimi nuk përfundoi me këtë këngë. Ato pos si kolege në publik u shfaqen edhe si dy shoqe që mbështesin njëra-tjetrën në rrugën që bëjnë, ndonëse në profesion rivale. Nuk zgjati shumë dhe kjo miqësi pësoi kriza. Mediat raportuan se dy gratë kishin mosmarrëveshje për data. Konflikti vazhdoi nëpër rrjete sociale duke postuar statuse me kunja për njëra-tjetrën, por nuk mbaroi aty. Edhe nëpër koncerte këngëtarët zëvendësuan emrat e njëra tjetrës me emrat e tyre personal, vetëm e vetëm për t’u mos u përmendur.







