Vetura do të jetë në ankand online deri më 31 korrik, dhe ka një dizajn unik të dizajnuar nga vet këngëtarja Dua Lipa.
Në mes të koncerteve të saj, si pjesë e turneut botëror “Radical Optimism”, Dua Lipa këto ditë i ka kaluar edhe nëpër pista. Së fundi ishte në mesin e të famshmëve nga bota e F1 në Monaku, dhe pjesë e festivalit “Goodwood Festival of Speed” që njihet si festivali me i madh dedikuar makinave. Tek ky i fundit bëri të ditur se modeli i veçantë i makinës, 911 GT3 RS, dizajnuar nga vet artistja si pjesë e bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm me Porsche do të dal në ankand.
Fituesje e tri çmimeve Grammy, njoftoi se “RM Sotheby’s” tashmë e ka vënë në ankand veturën dhe të ardhurat nga shitja e saj do të shkojnë për fondacionin “Sunny Hill” – themeluar nga këngëtarja për të mbështetur zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë.







