Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpreh shpresën për arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit gjatë javës së ardhshme.
Ai tha për gazetarët: “Po flasim dhe shpresojmë se do ta rregullojmë këtë gjatë javës së ardhshme.”
SHBA-të mbështesin një armëpushim 60-ditor me lirim gradual të pengjeve, tërheqje të trupave izraelite nga pjesë të Gazës dhe bisedime për t’i dhënë fund konfliktit. I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u shpreh “shpresëplotë” për negociatat e armëpushimit.
Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën 251 pengje, situata ka qenë e tensionuar. Hakmarrja e Izraelit ka shkaktuar mbi 57,000 viktima palestineze dhe ka shndërruar Gazën në rrënoja, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.
Të dyja palët kanë patur dy armëpushime që nga fillimi i luftimeve, në nëntor 2023 dhe janar 2025.







