Fushata e korrje-shirjes së grurit po vazhdon në gjithë vendin. Ky sezon po konsiderohet se ka sjellë rendimente të larta të grurit, por nuk është arritur ende niveli i dëshiruar për plotësimin e të gjitha nevojave për konsum të brendshëm.
Për dallim nga viti i kaluar, fermerët këtë vit janë të zhgënjyer me çmimin e ulët të shitjës së grurit. E përveç kësaj, ata ende nuk kanë marrë subvencionet për këtë vit nga Ministria e Bujqësisë.
Fermeri Hamdi Mazreku nga Rahoveci thekson për KP se edhe pse rendimenti i grurit për këtë vit është i kënaqshëm, çmimet e ulëta të shitjes po ua bëjnë të vështirë përfitimin e qëndrueshëm në bujqësi.
Sipas tij, një kilogram grurë aktualisht është vetëm 0.17 euro-centë. Për këtë arsye, Mazreku thekson se nuk ka vullnet për ta vazhduar këtë veprimtari bujqësore në vitin e ardhshëm.







