Kondicioneri mund të sjellë lehtësim, gjithnjë e më shumë njerëz i ndiejnë efektet e pakëndshme të ftohjes, veçanërisht në zonën e qafës dhe shpinës.
Ekspertët paralajmërojnë se ajri i ftohtë nga kondicioneri mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, dhe tek njerëzit më të ndjeshëm, mund të përkeqësojë problemet ekzistuese shëndetësore.
Dhimbje në qafë për shkak të të ftohtit
Është shumë e zakonshme që kondicioneri të shkaktojë dhimbje në qafë, e njohur si sindroma cervikale, dhe te disa njerëz, shqetësime më serioze në pjesën e sipërme të shpinës.
Simptoma të tilla ndodhin sepse qafa është më e ekspozuar ndaj fryrjeve të drejtpërdrejta të ajrit të ftohtë. Për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës, muskujt shtrëngohen, gjë që shkakton ngurtësim, dhimbje, marramendje dhe madje edhe dhimbje koke, të cilat shpesh ndodhin si një simptomë shoqëruese e sindromës cervikale, e cila përkeqëson më tej funksionimin e përditshëm.
Edhe pse dhimbja e shkaktuar nga i ftohti zakonisht është muskulore, njerëzit që vuajnë nga artriti ose artroza duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Për ta, i ftohti mund të veprojë si një faktor shtesë irritues dhe të intensifikojë dhimbjen ekzistuese.






