Një “revolucion” astrologjik po ndodh para syve tanë! Pas shtatë vite e gjysmë sfidash dhe tronditjesh që preku jetën e Demëve, Urani, planeti i ndryshimit të papritur dhe energjive të fuqishme hyn në shenjën e Binjakëve, duke rihapur një kapitull krejt të ri për çdo shenjë.
Por, si do të ndikojë kjo lëvizje e madhe në komunikimin tonë, në marrëdhëniet dhe në planet financiare?
“Urani është futur sot në shenjën e Binjakëve, pas shtatë vite e gjysmë. Është ai Urani që për shtatë vjet ua nxiu jetën Demëve dhe janë shumë të çorientuar sepse nuk i ka lënë rehat. Ai Urani që na solli pandeminë, që na solli tërmetin dhe na tundi nga rrënjët ka kaluar në shenjën e Binjakëve. Në këtë shenjë ka të bëjë më shumë me komunikimin që do të thotë se një komunikim i ndikuar nga Urani sjell një modernizim. Pra kjo verë sjell një ndryshim të madh në mënyrën se si konceptohet, mënyra moderne dhe parashikuese në komunikimin tonë. Urani takohet me Afërditën direk në Binjak dhe do të shprehemi me shumë dashuri, sidomos gjatë korrikut. Është edhe Hëna e plotë, e bukur e korrikut më datën 10. Është një nga javët më fantastike dhe më bombastike. Për të gjithë ata të cilët nuk e kanë gjetur ende lumturinë në tokë, ndoshta e gjejnë në qiell”, tha Meri Shehu.
Dashi, 3 yje: Me këtë Hënën e Plotë në Bricjap përveç romantizmit do të ketë dhe një marrëveshje të mirë pune. Me sa duket ka ardhur puna dhe komunikimi për Dashët në atë nivel, saqë me komunikim dhe dashuri, ose duke e pasur intuitën e fortë mund të bëjnë një marrëveshje shumë të rëndësishme pune. Kanë dhe takime shumë të bukura erotike, por që në fakt më shumë ngelin komunikime se sa takime të mirëfillta.
Demi, 4 yje: U çliruan Demët pas shtatë vjetësh. Demët që e ndjenë tërmetin më shumë se të gjithë, por tashmë Urani ka kaluar tek paratë. Çfarë do u bëni gjithë këtyre parave! Urani në Binjak është më mirë se sa Urani në Dem. Kështu që duhet t’u hapni dyert parave këtë javë dhe do të shikoni sa para do ju sjellë dhe kështu do të jetë edhe viti tjetër më shumë, por edhe vera. Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë duhet që ta shikojnë më mirë.
Binjakët, 5 yje: U fut Urani! U ndryshon komplet jetën Binjakëve! Por, edhe Demëve, sepse Hëna e plotë në Bricjap u jep edhe atyre romancën e madhe, për më tepër duke qenë afër Binjakëve japin dhe marrin disi më mirë. Binjakët do të kenë një ndryshim komplet të jetës së tyre dhe takohet Urani me Afërditën në shenjën e tyre, kështu pale se çfarë do të ndodhë në Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë!
Gaforrja, 3 yje: Jemi tashmë me Diellin në Gaforre, në fakt është futur edhe Jupiteri ju e dini. Por, kemi edhe Hënën e plotë në Bricjap, kështu që ja merr pak atë shkëlqimin dhe romancën Gaforres. Megjithatë Gaforret në atë tentativën e tyre do të bëjnë disa takime dhe marrëveshje të fshehta. Vazhdojnë të ngelen tek pasionet e fshehta në këtë periudhë. Do të kenë udhëtime pune dhe kontakte të rëndësishme në këtë periudhë për punën dhe planet e tyre.
Luani, 3 yje: Do të jenë në një fazë të mirë, sepse Urani është në Binjak. Megjithatë duke qenë se Urani është në një shenjë toke, nuk do i lërë shumë rehat, do i bëjë që të ndjehen pak më të veçuar. I ndikon shumë në çështjet ekonomike, megjithatë do të kenë shumë planifikime, takime në jetën sociale dhe udhëtime shumë të mira.
Virgjëresha, 3 yje: Kanë Marsin në shenjën e tyre dhe Marsi është një simbol shumë i mirë, sepse u ka dhënë aktivitet, energji, të cilën e kishin me mëdyshje në këtë periudhë. Por, edhe Hëna e plotë në Bricjap takohet mirë me Marsin në Virgjëreshë dhe mendoj se kjo është një javë erotike, por edhe frytdhënëse në shumë aspekte të rëndësishme. Sa i përket Uranit në Binjak kemi thënë që shumë Virgjëreshë do të ndryshojnë shpesh e shpesh vende pune, por gjithnjë edhe më mirë. Ketë javë do të bien goxha në sy.







