Justin Bieber duket se është në një fazë detoksifikimi, pasi së fundmi ka ndarë foto të tij në rrjetet sociale, ku shfaqet i djersitur dhe i rraskapitur, duke shkaktuar një valë mbështetjeje nga fansat e tij.
Artisti postoi një sërë fotosh në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar fytyrën e tij të skuqur dhe ballin e mbuluar nga djersa, duke shkruar thjesht në mbishkrim se po “detoksifikohet”.
Edhe pse nuk dha detaje rreth arsyes apo mënyrës që zgjodhi të “pastronte” trupin e tij, shumë nga ndjekësit e tij nxituan t’i dërgonin mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi.






