Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër ish-aleatin e ngushtë Elon Musk për planin e multimiliarderit për të krijuar një parti të re politike.
“Mendoj se është qesharake të krijosh një parti të tretë”, tha Trump, duke folur me gazetarët të dielën para se të hipte në Air Force One.
“Gjithmonë ka qenë një sistem dypartiak dhe mendoj se krijimi i një partie të tretë vetëm sa e shton konfuzionin”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pasi e ngacmoi idenë për javë të tëra, Musk postoi në X gjatë fundjavës se kishte krijuar Partinë Amerikane për të sfiduar “Unipartinë” Republikane dhe Demokratike.
Trump dhe Musk më parë ishin aleatë të ngushtë, me shefin e Teslës që drejtonte Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), i cili ka për detyrë të ndihmojë në uljen e shpenzimeve federale.
Musk ka kritikuar vazhdimisht politikat qeveritare që rrisin borxhin kombëtar të SHBA-së. Të dielën, ai tha se ndërsa partia e re mund të mbështesë një kandidat presidencial në një moment të caktuar, “fokusi për 12 muajt e ardhshëm është në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin”.







