Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.
Në bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave.
Një tjetër vatër u evidentua në dy puse nafte, në fshatin Kozare, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kuçovë me 2 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë, MZSH Berat me 2 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë, 4 foca policore dhe 6 forca bashkiake, të cilët punuan për shuarjen e tij. Si pasojë, u dëmtuan 2 elektromotorrë të 2 puseve të naftës. Shkaku i rënies së zjarrit është bërë këputja e telave të tensionit të ulët.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale.
Gjithashtu, nga Forcat e Armatosura u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 14 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.
Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme. /Tch






