Artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Ujë”.
Kënga është e shoqëruar me videoklip, i cili tashmë është publikuar në platformat digjitale.
Teksti dhe melodia e këngës janë realizuar nga vetë Tayna në bashkëpunim me producentin Gerton.
“Për ty kam nevojë si ujë, por tash je bërë si i huaj”, thuhet në një pjesë të tekstit, duke lënë të kuptohet se kënga sjell emocione dhe ndjesi personale.
Ky projekt vjen pas një pauze të shkurtër, duke shënuar rikthimin e saj në skenën muzikore verore.







