Oficerë dhe ushtarë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë për gazetën izraelite “Haaretz” se janë urdhëruar të hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë afër pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza, edhe kur s’kishte asnjë rrezik.
Qindra palestinezë janë vrarë, çka e ka shtyrë Prokurorinë ushtarake të kërkojë një hetim për mundësinë e kryerjes së krimeve të luftës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur “akuza të rreme”.







