Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.
Ushtria izraelite u dha udhëzime banorëve të strehohen në hapësira të mbrojtura.
Bëhet e ditur se krisma të forta u dëgjuan nga raketat që fluturonin mbi Jerusalem, raporton Skynews.
Raportet thonë se afërsisht 15 raketa iraniane u lëshuan në valën e fundit të sulmeve.
Sipas vlerësimeve paraprake, sulmi zgjati pothuajse 40 minuta.