Këngëtari egjiptian-maroken, Oualid, dhe artistja shqiptare, Kida, kanë paralajmëruar bashkëpunimin e ri muzikor me titullin “Amoura”.
Dyshja ka shpërndarë një video dinamike në Instagram, ku shfaqen plot energji, duke krijuar atmosferën ideale për një hit veror.
Projekti do të përfshijë ritme verore me influenca ndërkombëtare dhe pritet të sjellë një klip tropikal dhe vibrante, që fansat mezi po e presin.