Aktorja e njohur shqiptare Ana Lika, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Pas humbjes së nënës, Ana është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale.
“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik – një formë epilepsie”, tregoi Ana, duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.
Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të pranonte publikisht sëmundjen: “Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë”, tha jao në emisionin “Mam” me Orinda Hutën.