Aktorja Gresa Pallaska është detyruar të ndërpresë xhirimet e projektit të saj të ri filmik për shkak të një viroze që e çoi në spital.
Lajmin e bëri të ditur vetë përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet në shtrat me serum në dorë.
“Bash kur nuk duhet, vjen. E unë i them mirësevjen. Jo se e du, po s’kom zgjidhje tjetër,” shkroi ajo me ironi.

Në një moment aspak të përshtatshëm, aktorja është detyruar të ndërpresë angazhimet për shkak të një viroze, që e ka çuar drejt hospitalizimit.