Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, po përjeton një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të tij të madh, Ramiz Krasniqi.
“Vëllai im i dashur, shoku im i jetës, figura ime atërore,” shkruan Luan me dhimbje, duke shprehur boshllëkun e thellë që ka lënë pas humbja e Ramizit – një dhimbje që, siç thotë ai, nuk mund të përshkruhet me fjalë.
“Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një model për mua,” përfundon Luan mesazhin, duke e quajtur vëllain e tij një figurë të pazëvendësueshme.







