Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë.
Mbikëqyerësi i parkut, Agim Shishani tha se zjarri është nën kontroll nga zjarrëfikësit e Fushë Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore.
Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrëfikësve nga komunat tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.