Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të rëndë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij raketore, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.
“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata veçanërisht banorët e Teheranit do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pas një takimi mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.
“Nëse Khamenei vazhdon të gjuajë raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.