Një asistente e një shkolle në Francë është vrarë me thikë pasi kontrolloi çantën e një nxënësi të saj.
31-vjeçarja dyshohet se u sulmua disa herë së bashku me një grua jashtë shkollës së mesme, Françoise Dolto në Nogent të martën.
Viktima, e identifikuar si nëna e Melanie G. ishte nënë e një katërvjeçari dhe jetonte pranë Sarcey, ku punonte edhe si punëtore komunale, raporton Le Dauphine.
Nxënësi 15-vjeçar u arrestua dhe u mbajt në paraburgim pas sulmit.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili deklaroi: “Ne jemi krah familjes së saj, të dashurve të saj, kolegëve dhe gjithë komunitetit arsimor”.
“Qeveria është mobilizuar për të reduktuar krimet”, shtoi ai.