Sofia Vergara, aktorja 52-vjeçare postoi në Instagram një foto joshëse pa bluzë, ku shihet duke u rrezitur pranë pishinës.

Postimi i saj mori mijëra pëlqime dhe komente, përfshirë edhe kolegen e saj nga juria e “America’s Got Talent”, modelen Heidi Klum.
“Hajde… Unë po bëj të njëjtën gjë. Po veshi rroba banje😛👙💦”, komentoi Klum, për kënaqësinë e shumë fansave.
Sofia kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen e saj të supozuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Edhe pse janë parë disa herë së bashku, romanca e tyre, sipas mediave të huaja, nuk zgjati shumë. Thuhet se Lewis humbi interesin dhe aktorja dyshohet se u ndie e “braktisur” pas kësaj./Indeksonline/