Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, plotësoi së fundmi dëshirën e një të moshuare.
Ai e mori Gjyshen në veturën e tij luksoze të re, të markës Lamborghini, dhe ia bëri një xhiro – gjë të cilën e moshuara e kishte kërkuar në një video teksa e xhironte nipi.
Pra, e moshuara me reperin nuk është gjyshja e tij, por thjesht një grua në moshë e cila shprehu dëshirën të shëtitej me të.
Video ka arritur gati 1 milion shikime në TikTok dhe më shumë se 100 mijë pëlqime.