Këngëtari i njohur shqiptar, Tiri Gjoci, ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta që mori në mënyrë anonime.

Ndër temat që ngjalli më së shumti interes ishte pjesëmarrja e tij në edicionin e katërt të “Big Brother VIP” dhe raporti me ish-banorët, veçanërisht me fituesin e këtij sezoni, Gjestin.
Një ndjekës e pyeti: “A ke kontakt me Gjestin? Ai të ka vlerësuar gjithmonë për artin që ti bën në Big. Ju të dy na keni kënaqur mbrëmjeve kur këndonit.”
Tiri iu përgjigj shkurt: “Jemi kënaqur dhe ne bashkë me ju. Për momentin secili po merret me planet individuale.”
