Jennifer Lopez (55 vjeçare) shkaktoi një stuhi reagimesh pasi u puth me pasion me balerinët para miliona shikuesve në American Music Awards 2025, që u mbajt të hënën në Las Vegas.
Performanca erdhi vetëm pak muaj pas divorcit të saj nga Ben Affleck dhe fansat nuk i kursyen kritikat.
Edhe pse organizatorët u përpoqën t’i jepnin freski shfaqjes me një fytyrë të famshme, shumë besojnë se performanca e Lopez shkaktoi më shumë shqetësim sesa entuziazëm.

Gjatë natës së hapjes, ajo performoi një përzierje prej 23 këngësh të njohura nga artistë të nominuar, duke përfshirë “Birds of a Feather” të Billie Eilish, “Espresso” të Sabrina Carpenter dhe “Texas Hold ‘Em” të Beyonce.