Pas një periudhe të gjatë në heshtje mediatike, modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Rike Roçi, ka dhënë një intervistë në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka folur për disa nga personazhet publikë me të cilët ka pasur kontakte apo ka krijuar përshtypje gjatë qëndrimit në botën e showbizit.
Një nga emrat për të cilët ajo u ndal të komentojë ishte Gjesti – fituesi i edicionit të katërt të BBVA. Rike tregoi se e kishte parë për herë të parë në një event pas përfundimit të spektaklit, por kishte mbetur e habitur nga mënyra se si ishte i rrethuar nga roje sigurie.
“Gjestin e kam parë për herë të parë te festa e Top-it, por ishte i rrethuar me shumë çuna dhe unë adhuroj thjeshtësinë te një personazhi. Rri më i thjeshtë më mirë aty në tavolinë ishim vetëm femra nuk do e hanim”, u shpreh Rike me një ton ironik.
Ajo shtoi më tej:
“Respekte por më bëri përshtypje kjo gjëja që ishte i rrethuar sepse thjeshtësia robin e bën më interesant”.