Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka ndezur debat të madh pas përjashtimit të këngëtares izraelite, Yuval Raphael, nga videoja zyrtare e përmbledhjes së albumit të Eurovision 2025, ndonëse ajo siguroi vendin e dytë në garë.
Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Një pjesë e publikut e quan këtë një trajtim diskriminues ndaj Izraelit, ndërsa të tjerë e mbështesin vendimin, duke e krahasuar me rastin e përjashtimit të Rusisë për shkak të luftës.
Raphael performoi këngën “New Day Will Rise” dhe arriti të grumbullojë 297 pikë nga televotimi i publikut, duke dalë e para në këtë kategori. Edhe kjo arritje është vënë në dyshim, pasi ka pasur akuza për manipulim të rezultatit.
E megjithatë, kur të premten EBU publikoi klipin përmbledhës me momentet më të mira të Eurovisionit 2025, emri dhe performanca e Izraelit mungonin.