Justin Bieber u pa i tensionuar këtë fundjavë në Los Angeles, vetëm një ditë pasi theu heshtjen për herë të parë mbi zërat që e lidhnin me Sean “Diddy” Combs, i cili po përballet me akuza të rënda për trafikim seksual.
Thashethemet se Bieber mund të ketë qenë viktimë e abuzimit gjatë adoleshencës nisën të qarkullonin pas rishfaqjes së një videoje të vjetër me Diddy-n, e konsideruar “shqetësuese” nga disa fansa.
Megjithatë, këngëtari mohoi të ketë qenë i abuzuar, duke thënë në një deklaratë: “Nuk jam një nga viktimat e Diddy-t. Por ka njerëz që janë lënduar vërtet prej tij dhe është e rëndësishme që drejtësia për ta të