Dalja e Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP bëri bujë.
Fjalë qarkulluan se arsyeja e daljes së dy konkurrentëve u bë një shtatzëni, po këtij thashethemi nuk iu dha zë nga protagonistët.
Mirëpo së fundmi, të ftuar në prime-n e fermës, ish banorët sqaruan sesi po vazhdon raporti i tyre pas daljen duke shuar edhe zërat për shtatzëni teksa ironuzan lajmin e rremë.

“I kam trinjakë, çuna. Te jenë tropojanë dhe mos jenë çuna?”, u shpreh Alba.
Nga ana tjetër Limi sqaroi marrëdhënien me Albën teksa theksoi se po ecin mirë bashkë.
“Qëkur kemi dalë jemi bashkë, bashkë kemi ngrënë, bashkë kemi pirë, bashkë kemi ardhur këtu dhe bashkë do ikim. Jemi diku me njëri-tjetrin, po kalojmë bukur.

Nga ana tjetër vetë Alba u shfaq më në formë dhe më e buzëqeshur se kurrë teksa shpjegoi edhe njëëherë arsyen e daljes nga ferma.
“Në momentin kur unë u futa në Fermë ndodhën disa gjëra në jetën time, të cilat unë nuk i parashikova dot dhe fokusi im u zhvendos nga çmimi në një pikë tjetër e cila është më e madhe se çmimi dhe vetë fama”, tha Alba.