Dje, gjatë mbrëmjes në spektaklin “Ferma VIP”, Alba ka folur për herë të parë publikisht për vendimin e saj për t’u larguar nga gara. Ajo tha se qëndron fuqishëm pas parimeve të saj, duke theksuar se ato janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.

“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh ajo, duke nënvizuar se vendimi ishte i menduar mirë dhe jo i ndikuar nga rrethana të jashtme.
Në lidhje me spekulimet që qarkulluan për raportin e saj me konkurrenten tjetër, Nenes, si dhe për një “tradhti” të dyshuar nga partneri i saj Limi, Alba ishte e prerë në deklaratën e saj: “Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”